FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezër Agim dhe Kreshnik Gashi për vrasjen e Elton Javorit, ngjarje kjo e ndodhur dy vite më parë.
Bashkë me dy vëllezërit në gjyq janë dërguar dhe tre persona të tjerë të akuzuar për moskallëzim krimi e përkrahje të autorit.
Në përfundim të hetimeve të plota dhe dinamike, përfshirë edhe përdorimin e metodave proaktive është provuar se, në 7 dhjetor 2023 rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli”, Rruga “Kujtim Majaci” të qytetit të Fierit, dy vëllezërit në bashkëpunim mes tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Porsche Cayenne”, i drejtuar nga shtetasit Elton Javorit.
Si pasojë e të shtënave Elton Javori ndërroi jetë.

