Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrau bashkë me të vëllain 41-vjeçarin Elton Javori 3 vite më parë/ Arrestohet në Fier Agim Gashi

schedule13:50 - 20 Prill, 2026

schedule 13:50 - 20 Prill, 2026

38-vjeçari Agim Gashi është arrestuar nga policia, pasi ishte akuzuar për vrasje.

Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

38-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij më datë 07.12.2023, në lagjen “16 Prilli”, në Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga shtetasi 41-vjeçari Elton Javori.



Elton Javori, sapo kishte dalë nga banesa e tij në lagjen 16 prilli në Fier, kur u qellua me armë zjarri mesditën e të enjtes.

Kur plumbat u zbrazën ndaj tij, 41-vjeçari gjendej në makinë.

Policia identifikoi në atë kohë si autor Agim Gashin, i cili dyshohet se i kishte zënë pritë. Pasi e ekzekutoi, 35-vjeçari u largua me këtë automjet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!