Konstitucionalisti Sokol Hazizaj i ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin ka folur për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Ai thotë se jo rastësisht Kushtetuta ka lënë të palëvizur procesin e prezantimit nëpërmjet emërimit, betimit, duke i dhënë një karakter të rëndësishëm emërimit të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese. “Njerëzit të cilët nuk e lexojnë ligjin në mënyrë jo të rastësishme, duke prishur ekulibrin midis pushteteve, duan ta kalojnë procesin e emërimit në një akt të thjeshte administrativ”, tha ai.
Më tej ai theksoi se KED duhet ti drejtohet sërish presidentit për kandidatët në mungesë në Gjykatën Kushtetuese.
“Jo çdo dëshirë duhet të formatohet apo të normohet, nuk besoj që është kaq konfliktuale situata midis presidentit dhe kryeministrit. Ata janë produkt i njëri-tjetrit”, tha ai.
Ai thekson se duhet të tërhiqen nga çdo lloj nisme e papërgjegjshme.
“Shqipëria konsiderohet nga të gjithë vendet europiane si një rast i veçantë, por në kuptimin jo të mirë. Gjëja e fundit që i ngelet njeriut është Kushtetuta, e drejta. E kanë bërë një lëmsh, sajohen konflikte fare pa vlerë. Konflikti midis KED dhe presidentit është fare i panevojshëm. Këshilli për Vlerësimin e reformës nuk dimë të ketë reaguar ndonjëherë. Konflitket i zgjedh ligji, aktet që cënojnë Kushtetuesen nuk duhen ndërmarë”, tha Hazizaj.
Gjithashtu ai ndal të ligji për mediat duke theksuar se gjithmonë në fundet e ushtrimit të mandateve të pushteve mazhoranca bëhet agresive duke u përpjekur për ta kufizuar lirinë e saj.
“Kushtetuta ka parashikuar se shtypi është i lirë, prej vitesh të gjithë kryministrat kanë dashur ta cënojnë median, frymën e lirë të shytpit”, tha ai.
/abcnews.al