Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Red Bull Spike – Sport, Diell dhe Spektakël- 16 skuadra nisën garën për titullin

schedule09:19 - 23 Qershor, 2025

schedule 09:19 - 23 Qershor, 2025

Më 21 Qershor nisi zyrtarisht Red Bull Spike ne Golem, Durres.  Eventi që rikthen emocionet e volejbollit të plazhit me adrenalinë dhe spektakël të garantuar. E konsideruar si një nga garat më të pritura të verës, Red Bull Spike mblodhi 16 skuadra nga e gjithë Shqipëria, të cilat hynë në fushë me një qëllim të vetëm: të shpallen kampionë të këtij edicioni.

Gjatë ditës së parë u zhvillua faza eliminatore, ku ndeshjet sollën jo vetëm përballje të forta, por edhe sfida teknike. Kalimi nga volejbolli “indoor” në rërë ndryshoi të gjithë dinamikën e lojës, duke e bërë gjithçka më të vështirë dhe më kërkuese fizikisht.

Gjyqtaret e Federates shqiptare te volejbollit gjykuan cdo ndeshje duke qene te drejte dhe transparente ne cdo pike, sfide me vete ishte per te gjithe sidomos per skuadrat, që zakonisht janë mësuar me formatin 2×2, iu desh të përshtateshin me rregullin 4×4 – një tjetër provë që vuri në test përgatitjen dhe bashkëpunimin mes lojtarëve.

Djem dhe vajza, të rinj me talent dhe emra të njohur të volejbollit shqiptar, dhanë maksimumin për të kaluar në fazën e radhës. Çdo pikë ishte e luftuar, çdo set me rëndësi, dhe entuziazmi i publikut i dha energji çdo aksioni në fushë.

Në përfundim të ditës së parë, 8 skuadra siguruan biletën për në çerekfinale.
Niveli i lojës u rrit, tensioni gjithashtu. Emrat e mëdhenj nisën të spikasnin, por nuk munguan as surprizat që trazuan pritshmëritë. Loja u bë më taktike dhe më intensive, ndërsa skuadrat më të mira kërkuan vendin e tyre në gjysmëfinale.

Dje, më 22 Qershor, u zhvillua finalja e madhe e cila u albitrua nga Federata Shqiptare e volejbollit.
Pas dy ditësh garë intensive, kampionati u mbyll me emocion dhe spektakël. Fituesit e këtij edicioni u shpallën:

  • Vendi i parë – Ekipi nga KosovaErion Bajrami, Valmira Ramadani, Loresa Avdyli, Ermal Maliqi

  • Vendi i dytë: Ekipi BicheetZhanklaud Muca, Osman Qepa, Era Bici, Jola Gjermeni

  • Vendi i tretë: Ekipi PlazhistëtGazmend Husaj, Alisa Ibrahimi, Krist Martiro, Eni Fagu

Të gjitha sytë ishin nga fusha, por fitues vetëm një.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!