Një vatër zjarri vijon prej mesditës të kësaj të diele të jetë aktive në afërsi të fshatit Pilur në Himarë. Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton nga vendi i ngjarjes, se nga flakët rrezikohen të digjen edhe ullishte, ndërsa janë djegur kullota dhe bimësi të zonës.
Për shuarjen e flakëve në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy automjete të forcave zjarrfikëse, ndërsa po ndërhyhet edhe nga ajri. Forcave zjarrfikëse të Himarës u janë bashkuar edhe ato nga Saranda e Vlora, teksa punohet për shuarjen e flakëve./abcnews.al

