Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hakerat iranianë godasin sërish/ “Homeland Justice” merr autorësinë e sulmit mbi faqen e Bashkisë

schedule13:06 - 20 Qershor, 2025

schedule 13:06 - 20 Qershor, 2025

Faqja e bashkisë së Tiranës, Tirana.al, është sulmuar të premnten nga një grup hakerash, duke e bërë të pa mundur aksesimin online.

Sulmi në fjalë është marrë përsispër nga rrjeti iranian i hakerave Homeland Justice, të cilët janë përgjejgës edhe për sulmin që iu bënë insititucioneve shqiptare online në vitin 2022.

Në një postimin ne kanalin e tyre në rrejtin social Telegram, ky grup hekerash iranianë pretendon se jo vetëm kanë rrëzuar faqen online të Bashkisë së Tiranës, por kanë “nxjerrë të dhënat e tyre dhe kanë fshirë serverat”.

Mësohet se Bashikia Tiranë, po verifikon situatën por ende nuk dihet se cfarë është dëmtuar nga ky sulm, teksa Hakerat paralajmërojnë se aksioni i tyre kundër qeverisë shqiptare do të vazhdojë. Pas këtij sulmi, Bashkia e Tiranës ka pezulluar edhe shërbimin e regjistrimit të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe, një proces që duhej të përfundonte më 22 qershor.

Pas sulmeve kibernetike që Irani bëri ndaj shërbimeve online shtetërore, në korrik të vitit 2022 qeveria shqiptare vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe përjashtimin e personelit të tij diplomatik nga vendi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!