TIRANË- Tre shqiptarë, të akuzuar si pjesëtarë organizatash kriminale janë ekstraduar nga Shqipëria në Itali.
Bëhet fjalë për një 40 vjeçar, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;
Për një 41-vjeçar, i cili akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;
Në treshen e cila u ekstradua për llogari të Italisë është dhe një 33-vjerçar, i cili pasi akuzohet nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.


