Festivali ndërkombëtar i Filmi ngriti mbrëmë siparin në Tiranë. “Dea Open Air”, zhvilloi edicionin e 12-të. Festivali do të vazhdojë nga data 9 qershor deri më 13 qershor.
Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Mirela Oktrova, drejtore artistike e Festivalit, “Dea Film Festival”, u shpreh se do të ofrohet një program i posaçëm me filma të studentëve të shkollave pjesëmarrëse.
“Njeriu ndjehet mirë kur sheh që njerëzit gjejnë kohë për evente të tilla, shijojnë kinemanë, dhe shkëmbejnë përvoja mendime me njëri tjetrin. Ne ndjehemi mirë për këto evente. Tani për fat të mirë, është shndërruar në model dhe është shumë e këndshme, sepse mund të konsumohet shumë mirë kulturë, ambienti është i këndshëm”, u shpreh ajo.
Pas pesë vitesh të suksesshme në Sarandë, DEA vjen për herë të 7-të në Tiranë.
Ajo tregoi gjatë intervistës, se 7 filma janë me metrazh të gjatë ndërsa 14 me metrazh të shkurtës dhe 13 në seksionin e filmit studentor.
/abcnews.al/

