Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Mbyllet “Defender Europe 25”/ Stërvitja e NATO zgjati 2 javë, në Shqipëri dhe Kosovë

schedule19:23 - 9 Qershor, 2025

schedule 19:23 - 9 Qershor, 2025

Permbyllet pas dy javesh stervitja shumekombeshe Defender Europe 2025, zhvilluar ne Shqiperi nen udheheqjen e komandes evropiane te Shba dhe bashkepunim te ngushte me Nato dhe vendet aleate.

Diten e fundit te stervitjeve ushtarake komplekse i ndoqi nga afer, e ngarkuara mr pune e Shba, Nancy Van Horn, anetare te komisionit te sigurise, Komandanti i Forces se Sigurise se Kosoves si dhe Shefi i Shtabit te Pergjithshem te forcave te Armatosura te Shqiperise.

Te pranishmit ndoqen disa nga demonstrimet e trupave, ne kuader te stervitjes qe eshte nje nga me te rendesishmet per forcimin e sigurise kolektive ne rajonin euroatlantik.

Shqiperia ishte vend prites i etapes se dyte se Defender, ajo e reagimit te menjehershem. Stervitje paralele gjate ketyre diteve jane zhvilluar edhe ne vendet e rajonit, perfshire Kosoven, Kroacine, Malin e Zi dhe Maqedonine e Veriu. Ne total ne ballkan u dislokuan 12 mije trupa. Shqiperia angazhoi ne Defender 1200 trupa te kembesorise. Ne vendin tone ishin gjithashtu rreth 120 trupa amerikane dhe 30 nga Forca e Sigurise se Kosoves. Operacionet ne Shqiperi angazhuan mjete dhe armatime te tjere te Forcave te Armatosura, forcen detare dhe ate ajrore. Pjese e stervitjes Defender ishin gjithashtu edhe dronet bajraktare, te cilet dokumentuan pamjet filmike te operacioneve.

Shqiperia mirepriti per here te trete stervitjen e madhe ushtarake, qe synon rritjen e nderveprimit mes forcave aleate. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!