Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka nisur aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të vendit, konkretisht në vijën bregdetare të bashkisë së Himarës.
Janë në total 9 objekte të shembur. Aksioni vijon që nga mbrëmja e së dielës, ku u prishën 4 ndërtime në Jalë. Ndërsa këtë të hënë u shembën gjithashtu edhe pesë objekte të tjera që rezultonin pa leje në vijën bregdetare të Dhërmiut.
Aksioni i IKMT do të vijojë me ndërhyrjen edhe në ndërtime të tjera përgjatë bregut të Jonit. Shembja e godinave është bërë me prani të forecave të policisë, ndërsa nuk ka pasur kundërshtime nga pronarët.
Ndërkohë, 5 punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesi i kësaj drejtorie në Bashkinë e Himarës janë pezulluar mëngjesin e kësaj të hëne me vendim të kryetarit të bashkisë, Vangjel Tavo. Kjo njësi, ka në fokus mbrojtjen e terrenit nga ndërtime të paligjshme dhe abuzime.
./abcnews.al

