Vlora nuk ofron vetëm bukuritë e detit, por gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen edhe për turizmin malor. Vitet e fundit, kryesisht nga turistët e huaj, është rritur ndjeshëm interesi për të vizituar zona të tjera të qytetit që ofrojnë natyrë të mrekullueshme dhe pamje të veçanta.
Karaburuni, Llogaraja, maja e Çikës dhe ajo e Qorres janë disa prej vendeve që kanë fituar popullaritet, jo vetëm te turistët e huaj, por edhe te vendasit. Sipas Nexhip Hysenlakos, specialist i zonave të mbrojtura, Vlora ka fatin e rrallë të ndërthurjes së turizmit të detit me atë malor – një kombinim që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.
Shtigjet që përshkohen në Karaburun, në Llogara apo drejt majës së Çikës janë gjithnjë e më të preferuara, veçanërisht nga prilli deri në tetor. Gjatë kësaj periudhe, rritet ndjeshëm edhe numri i turistëve që kërkojnë të eksplorojnë natyrën përmes ecjeve dhe alpinizmit.
Pamjet që ofrojnë këto zona janë nga më të bukurat, sipas ekspertëve, dhe kërkesa për t’i vizituar është në rritje të vazhdueshme. Megjithatë, kjo rritje sjell edhe sfida – nuk kanë munguar rastet kur turistët kanë humbur orientimin për shkak të mungesës së informacionit apo sepse nuk shoqërohen nga një guidë vendase.
Rreth 50 turistë italianë, pjesë e një shoqate alpinistësh nga Pisa, ndodhen prej disa ditësh në Shqipëri, duke vizituar Vlorën dhe zona të tjera malore. Pas ngjitjes së malit të Tomorit, grupi ka planifikuar edhe itinerare të tjera, duke dëshmuar interesin e tyre për të eksploruar sa më shumë nga vendi.
Guida Sonila Kosta konfirmon se dëshira e tyre është për të përjetuar natyrën shqiptare përmes ecjeve në mal dhe shtigjeve natyrore. Vetëm vitin e kaluar, Kosta ka shoqëruar mbi 4 mijë turistë, një tregues i rritjes së ndjeshme të interesit për Shqipërinë.
Turistët italianë, shumica prej të cilëve janë për herë të parë në Shqipëri, shprehen të mahnitur nga natyra dhe ndryshimet që ka pësuar vendi në vite.
“Quhem Silvia Kosta. Ju bëj një thirrje të rinjëve të këtij vendi qëndroni në shqipëri ecni përpara këshu si e keni nisur pasi jeni në rrugën e duhur, keni turizëm të shkëlqyer malore keni një bregdet të mbrekullueshëm në Itali Spanjë cdo gjë duken e mbaruar pa ate shpresën e rinisjes së një epoke të re me pak fjalë cdo gje duket e vdekur edhe njëhe të rinjte duhet të rrine ketu.”
“Per mua eshte hera e pare ne shqiperi. Deri tani cdo gje shume mire. E kenaqur shume. Deri tani kemi pare edhe disa qytete te ndryshme. Ndersa vlora me duket nje qytet modern. Dhe ka pjesen e detit shume te bukur.”
“Ne bejme pjese te nje shoqerie alpinistesh ne itali. Pra jemi ketu per te ecur. Kemi ngjit malin e tomorrit. Une kam qene reth 12 vjet me parë ne shqiperi ne zonen e thethit dhe Valbones. Ndersa tani po shikoj sa shume ka ndryshuar vendi juaj. Tani kemi ardhur ne jug dhe ketu ka shume alpiniste dhe po eksplorojme disa vende te tjera malore pasi duam te ecim me shume. Keni vende shume te bukura dhe zona ku mund te ecesh. Dhe po na pelqen shume. Ketu jo vetem det por edhe mali te ofron shume. Nuk jam alpinist i njohur por me pelqen shune te eci dhe vendi juaj ofron shume vende te tilla.”
“Eshte hera e dyte ketu ne shqiperi ndersa heren e pare kam qrne edhe ne kosove per te ecur. Isha vitin e kaluar dhe nuk arrita te shikoja shume por kete vit kam mundesine te eksploroj me shume. Bashke me grupin ngjiten malin e tomorrit por nuk eshte e vetmja gje qe do bejme ne shqiperi. Jeni nje vend qe po zhvilloheni shume dhe kjo edhte fantastike. Sot ne vlore po shikojme edhe zonat historike. Me pelqen shume.”
Ndërthurja e peizazheve detare me ato malore, kultura e pasur dhe mikpritja tradicionale shqiptare po i kthejnë këto zona në destinacione të preferuara për pushime, eksplorim dhe aventurë

