Ndeshja Shqipëri-Serbi do të mbahet në stadiumin ‘Air Albania’ në orën 20:45, ndërkohë që tifozët kuqezinj nisën festën këtë pasdite nëpër pikat kyçe të qytetit me simbolet tona kombëtare.
Pak çaste më parë nën masa të shtuara të sigurisë ka nisur futja e tifozëve në tribunat e stadiumit.
Për ndeshjen, policia ka mobilizuar mbi 2000 forca policore për mbarëvajtjen e eventit futbollistik, nisur edhe nga sfida e fundit mes dy ekipeve në tetor të 2014-ës në Beograd.

