Pritjes po vjen fundi, ndërsa numërimi mbrapsht ka nisur për ndeshjen e shumëpritur të kombëtares së Shqipërisë kundër Serbisë.
Sylvinho ka publikuar formacionin, 11 ‘të besuarit’ e tij që do të nisin sfidën kundër Serbisë.


Formacioni Shqipërisë ndaj Serbisë (4-1-3-2): Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Manaj, Broja.
Formacioni i Serbisë (3-5-2): Petroviç, Erakoviç, Milenkoviç, Pavloviç, Zhivkoviç, Maksimoviç, Lukiç, Terziç, Vlahoviç, Mitroviç.
Të gjithë sytë e shqiptarëve drejtohen në “Air Albania” kur në orën 20:45 Kombëtarja KuqeZi do të presë sfidën e rëndësishme për eleminatoret e Botërorit 2026.
/ abcnews.al


