Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prag sfida Shqipëri-Serbi/ Stojkoviç vlerëson kuqezinjtë: Ekip i fortë, me lojtarë të mirë e të talentuar!

schedule17:45 - 6 Qershor, 2025

schedule 17:45 - 6 Qershor, 2025

Vetëm një ditë na ndan nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet të shtunën, më 7 qershor në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Një sfidë e fortë, e cila zhvillohet për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Shqipëria dhe Serbia “takohen” në fushën e blertë pas 11 vitesh. Pas mbërritjes së kombëtares serbe në Tiranë, trajneri i ekipit doli në një konferencë për shtyp.

Dragan Stojkoviç tha se Shqipëria është një ekip i mirë me lojtarë të fortë dhe të kualifikuar.

“Shqipëria është një ekip i mirë dhe këtë e treguar. Ka shumë lojtarë të mirë me kualitet dhe të talentuar dhe ka një trajner të mirë si Sylvinho. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kemi konceptimin e duhur. Nuk duhet të bëjmë gabime”, tha trajneri i kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!