Ky Kuran peshon rreth 17 kilogram, është i gjatë 60 cm dhe i gjërë 42 cm.
Fletët janë më përbërje lëkure.
Ka po aq fletë dhe radhë të shkruara mbi to sa në çdo libër tjetër të shenjtë të fesë islame, por përbërja e tyre është e veçantë ndërsa kaligrafia pasqyron artin osman.
“Suret janë të zbukuruara. Sipas studiuesve që e kanë parë, se ne dime pak, është lëkurë, peshon 17 kg, është I veçantë, thuhet se janë prodhuar tre të tillë. Kaligrafia është diçka më e bukur, e larmishme, ka ngjyra zbukurime. Kuranët e tjerë si kanë këto. ”
Kurani ruhet në xhaminë e Kalasë së Prezës rreth 20 kilometra në verilindje të Tiranës. Imami i kësaj xhamie Kasem Hafizi tregon se iu është dhuruar nga Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhjetë vite më parë kur vizitoi xhaminë e restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.
“Erdhi vetë bashkë me të shoqen është bërë feste e madhe në kala na solli dhuratë këtë”.
Kjo dhuratë sipas imamit 78 vjeçar që prej 33 vitesh shërben në këtë xhami është e rrallë. Ka pak kopje të tilla se kushtojnë shumë.
“Jam medresist, s’kam parë Kuran me këto përmasa, peshë… Kemi pare Kuranë të madhësive të ndryshme në atë kohë, pothuajse janë njëlloj, ky jo vetëm që është më I madh, por fletët I ka të ndryshme …”
Kurani është riprodhuar nga Fondacioni I Arteve Klasike Turke. Dorëshkrimi origjinal me autor kaligrafin e njohur osman Ahmed Karahisari ruhet në Stamboll.
“Është shkruar më 1697 me sistemin tone diellor, 1107 me kalendarin hënor, më shumë se 300 vjet “.
Libri I shenjtë I fesë islame ruhet në një arkë të mbyllur me xham përmes të cilit mund ta shohin besimtarë e turistë që vizitojnë kalanë e konsideruar nga studiuesit si tipike mesjetare ku ndodhet dhe xhamia shekullore.
“Sipas tregimeve thuhet se ka qene kishë, mendohet se ka qenë 8 metra me 5 metra, kishë e vogël në fillim, erdhën osmanët dhe kisha u kthye në xhami, u shtuan myslimanët u zgjerua, prandaj ka tre vende ku falen imamët se është zgjeruar tre herë , kjo është e veçanta e kësaj xhamie, rrallë ndodh.”
Xhamisë së Kalasë së Prezës me vlera historike I është shtuar dhe libri I shenjtë I fesë islame I veçantë në llojin e tij./abcnews.al

