Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjoba dhe radarë/ Drejtori i Policisë Rrugore: Ne aktualisht kemi radarë të lëvizshëm, por së shpejti do të…

schedule20:47 - 5 Qershor, 2025

schedule 20:47 - 5 Qershor, 2025

TIRANË- Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, i ftuar në emisionin “Real Story” foli për radarët dhe mënyrën se si efektivët veprojnë kur konstatojnë shkelje të rregullave.

Ai theksoi se mbikëqyrja e e kulturës së komunikacionit bëhet aktualisht me radarë mobil (të lëvizshëm).

Sipas Qatos, shumë shpejt Shqipëria do të këtë qendrën e saj të monitorimit me radarë fiks.

“Ne kemi radar mobil të lëvizshëm. Tani është në përfundim projekti madhor, që po bën Autoriteti Rrugor për Qendrën e Monitorimit Kombëtar, të cilët janë radarë fiks.

Në akset rrugore ka tabela informuese që ka radarë, por radarët janë mobil, pra të lëvizshëm, kurse kur të jetë qendra e monitoritimit, sepse mat shpejtësinë mesatare, sepse janë dy tipologji radarësh, një që mat  shpejtësinë ekzaktë të momentit ka dhe radar që mat shpejtësinë mesatare.

Në momentin e fillimit të punës së qendrës së monitorimit që fillon me 200 kilometra e para dhe do përfundojë deri me 800 kilometra në gjithë territorin e vendit, këto do jenë radarë fiks dhe merr kuptim ajo tabela që këtu ka radar, sepse ajo përcakton ku është radari, kurse ajo që ka Policia është mobil”, tha Qato./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!