Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjokoviç vazhdon mrekullinë/ Eleminon gjermanin e fortë Zverev në “Roland Garros”

schedule12:51 - 5 Qershor, 2025

schedule 12:51 - 5 Qershor, 2025

Nuk dihet nëse është vërtet si vera e vjetër. Novak Gjokoviç duhet të fitojë “Rolan Garosin”, ose qoftë edhe një Grand Slem për të treguar se bëhet më mirë sa më shumë që vjetërohet, veçse momenti është I madh.

Ish-numri 1 I botës arriti një tjetër kulm në karrierë, duke eliminuar gjermanin Aleksandër Zverev në çerekfinale të turneut të madh francez.

Për të 51-ën herë është në një gjysmëfinale të një Çmimi të Madh, ku do ta presë një nga sfidat më të mëdha të mundshme, numri 1 I botës në tenis, Janik Siner.

Gjokoviç humbi setin e parë ndaj Zverevit në fushën qendrore “Shartje” me shifrat 4-6, por pastaj tregoi nivel të lartë fizik dhe psikologjik duke fituar tre sete radhazi, 6-3, 6-2 e 6-4.

Aspak keq për një tenist 38-vjeçar.

Rekordmeni i titujve Grand Slem me 24 të tillë, do të synojë ta thellojë rekordin e tij botëror dhe personal, ndonëse italiani Siner është një pengesë krejt tjetër në krahasim me gjermanin.

Bilanci mes tyre vërtet është 4 fitore e 4 humbje, por tri ndeshjet e fundit I ka fituar numri 1 I botës.

Ndërkaq, vazhdon ëndrra për shpresën franceze për të fituar “Rolan  Garosin”, tenisten 22-vjeçare Lois Buason. Heroina e publikut arriti gjithashtu gjysmëfinalen për femra, duke mundur favoriten nga Rusia, Mirra Andrejeva. Ndeshja përfundoi 2-0, me rezultatin e seteve 7-6 e 6-3. Buaso e nisi “Rolan Garosin” në vendin e 360-të në botë, dhe tani mund të ngjitet me 300 vende në renditjen e vajzave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!