Edmond Gjikopulli një ndër zërat e rëndësishëm të artit pamor vjen në një rrëfim në Pas Mesnatë me gazetaren Leontina Nika. Edhe pse vjen nga një familje piktorësh, ai rrëfen ‘kurthin’ që e shtyu të bëjë pikturën e tij të parë.
“Ka qenë një situatë e natyrshme që krijohet si në cdo familje piktori. Mbaj mend një moment interesant, kur në shtëpinë tonë vjen një kuti e mirë me pastela me shumë ngjyra, tani mund të duket dicka normale, por nëse flasim për vitet ’70 ishte dicka e jashtëzakonshme dhe ndoshta ajo më shtyu të bëj pikturën time të parë dhe ishte cuditërisht një pikturë nga Gjirokastra të cilën unë nuk e kisha vizituar asnjëherë.
E bukura ishte se në vizatimin tim Gjirokastra gri, doli me të gjithë ngjyrat e mundshme. Ai ishte mesa duket kurthi i parë. Babai nuk më është imponuar për asgjë. Disa sinjali i mori edhe në këto ekspozitat për fëmijë ku kam marrë edhe një cmim ndërkombëtar, është ndoshta cmimi më i lartë gjatë gjithë karrierës, isha diku 7-8 vjec. U bë një ekspozitë fëmijësh në Austri ku u ndanë disa cmime” – kujton ai.

