Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në aksin Fier-Seman, zetori përplaset me një automjet. Plagosen tre persona

schedule09:50 - 5 Qershor, 2025

schedule 09:50 - 5 Qershor, 2025

Nje aksident rrugor ndodhi në aksin Fier–Seman në zonën e njohur si Fermë-Çlirim. Një automjet është përplasur me një mjet bujqësor, zetor duke shkaktuar plagosjen e tre personave.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Fermë Çlirim, automjeti që drejtonte është përplasur me një mjet pune (frezë me rimorkio) me drejtues shtetasin G. Ç., 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit G. Ç., A. Ç., 66 vjeç dhe një shtetas 14 vjeç, të cilët ndodheshin në rimorkion e frezës. Shtetasit G. Ç. dhe A. Ç. ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. “, njofton policia./ abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!