Marion Garda në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin në një lidhje me “Skype” ka folur për munumentin e Skënderbeut të vendosur në Parma i cili është realizuar nga shoqata kulturore shqiptare “Skanderbeg” në Parma.
“Ne si shoqatë menduam ti dedikonim një momument Skëndërbeut që figura e heroit të mbetej edhe në veri të Italisë. Një kërkesë e bërë kohë më parë edhe pse proceduara nuk ishte e thjeshtë për faktin se duhet të mblidhje një komision. Ky është monumenti i parë që ngrihet në veri të Italisë”, u shpreh Gajda.
“Ishte parashkuar që në ceremoni të merrte pjesë kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, por për shkak të tërmetit që goditi vendin u detyrua të mos merrte pjesë. Në ceremoni ishin të pranishëm ambasadorja shqiptare në Romë dhe kryetari i Bashkisë së Parmës”, tha ai.
Gjithashtu komuniteti shqiptar në Itali është solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti.
“Menduam që darkën tradicionale që bëjmë çdo fund muaji ta organizojmë si mbrëmje sensibilizimi për të mbledhur fonde për familjet e prekura nga tërmeti. Ende vazhdojmë të bëjmë sensibilizimin nëpërmjet faqeve tona dhe po kërkojmë të rikuperojmë disa tenda dimri. Në këtë fushatë u përfshi edhe lojtari i skuadrës së Parmës Kastriot Dermaku”, u shpreh ai.
Në Parma janë hapur kurse të gjuhës shqipe për të huaj, ai sqaron se kjo ishte një kërkese e ardhur nga anëtarët italianë. Është një kurs i hapur dy vitet e fundit”, tha ai./abcnews.al


