Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turizëm me apo pa punonjës? Muça: Sezoni pritet të jetë më pozitiv, pagat e larta po tërheqin punonjësit drejt jugut

schedule14:23 - 4 Qershor, 2025

schedule 14:23 - 4 Qershor, 2025

Eksperti për punësimin, Erion Muça thotë se ky sezon turistik pritet të jetë më pozitiv se vitet e shkuara.

Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Muça u shpreh se pagat e larta po tërheqin punonjësit drejt jugut.

“Ky sezon pritet të jetë më pozitiv se vitet e shkuara. Kriza për punonjës ka qenë shumë evidente, këtë vij kanë bërë përpjekje për të siguruar punonjësit që u duhen. Nuk dimë sa do jetë numri i turistëve këtë vit, që pritet të jetë më i lartë. Momentalisht, industria e turizmit, për punë si kamarier, banakier, i kanë mbuluar me punonjës vendas. Ndërsa për profile specialistësh, që kanë të bëjnë me kuzhinën, recepsionin, i janë drejtuar ede tregut ndërkombëtar.

Kjo është e ndryshme në sipërmarrje të ndryshme që operojnë në sektorin e turizmit. Shumë sipërmarrje në Tiranë kanë vende vakante, shihet si efekt këtë vit, fakti që shumë punonjës që gjatë periudhës së viti kanë profesione të tjera, gjatë verës merren në turizëm me punë tjetër. Këtë vit, kjo gjë është edhe më tipike, ndoshta vitin tjetër do të kthehet në një fenomen normal. Ka një tendencë pë rritje page, nga 25-30 përqind, për punonjës specifikë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!