Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani refuzon kërkesën e SHBA-së për pasurimin e uraniumit

schedule10:25 - 4 Qershor, 2025

schedule 10:25 - 4 Qershor, 2025

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha më 4 qershor se Teherani nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit, duke refuzuar një kërkesë kyç të Shteteve të Bashkuara që synon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kamotshme bërthamore.

Ai tha se ndalimi i pasurimit të uraniumit është kundër interesave të Iranit.

Propozimi i SHBA-së për një marrëveshje të re bërthamore iu prezantua Iranit të shtunën nga Omani, që ndërmjetëson bisedimet mes ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, dhe të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

Pas pesë raunde bisedimesh, disa çështje kyç mbeten të pazgjidhura, përfshirë insistimin e Iranit për të vazhduar pasurimin e uraniumit dhe refuzimin e Teheranit për të larguar stoqet ekzistuese me uranium të pasuruar në nivel të lartë, që është lëndë e mundshme për prodhimin e bombave bërthamore.

“Pasurimi i uraniumit është kyç në programin tonë bërthamor dhe armiqtë tanë janë përqendruar në pasurim”, tha Khamenei gjatë një fjalimi televiziv. Propozimi i SHBA-së “bie ndesh me besimin e shtetit tonë në vetëmjaftueshmëri dhe në parimin ‘ne mundemi’”, tha ai.

“Udhëheqësit e pasjellshëm dhe arrogantë të Amerikës vazhdimisht kërkojnë që ne nuk duhet të kemi një program bërthamor. Kush janë ata që të vendosin nëse Irani duhet të ketë pasurim”, shtoi ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!