Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turizmi po nxit besimin tek ekonomia/ BSH: Vlerësime pozitive të bizneseve për ecurinë e aktivitetit

schedule14:13 - 2 Qershor, 2025

schedule 14:13 - 2 Qershor, 2025

Turizmi vijon të mbetet një ndër sektorët që nxit ekonominë shqiptare.Kjo është bërë edhe më e ndjeshme në një kohë që sezoni evror ka nisur tashmë në vend ndërsa vetëm në periudhën janar-prill Shqipërinë e vizituan rreth 2.4 milionë turistë të huaj.

Banka e Shqipërisë ka publikuar  vrojtimin për besimin në ekonomi I cili rezulton se për majin u rrit me 1.1 %, duke qëndruar  8.9  pikë  mbi  mesataren  historike. Kontribut ka dhënë  treguesi i besimit në  që u rrit me 2.2 %.

Niveli aktual i tij qëndron ndjeshëm mbi mesataren historike  dhe kjo lidhet me vlerësimet më pozitive për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin e kërkesës. Mjaft vlerësime optimist për muajt në vijim ka edhe industria e cila ka pësuar një rritje me rrit me 8 %.

Përmirësimi erdhi nga vlerësimet  optimiste  për  kontratat  porositëse të bizneseve  nga  eksportet.  Gjithashtu,  bizneset  ishin  më  optimiste  edhe  për prodhimin  industrial  aktual.  Treguesi i besimit në ndërtim  ra me 3.4 % në muajin maj si pasojë e aktivitetit ndërtues aktual dhe pritje më të ulëta për porositë kontraktuese. Edhe sektori I tregtisë ka qenë më pessimist gjatë maji dhe pritshëmritë e bizneseve në këtë aktivitet kanë pësuar një ulje me 1.8%.

Ndërkohë treguesi  i  besimit  në  tregti  regjistroi  rënie  me  1.8 %.Nërkohë pritshmëritë e qytetarëve për gjendjen financiare  vjojnë të mbeten të njëjta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!