Tani është zyrtare. Ndeshja derbi mes Partizani dhe Tiranën do të luhet në “Air Albania Stadium”. Derbi i kryeqytetit do të jetë ndeshja e parë e Superiores që do të luhet në stadiumin e ri kombëtar dhe e dyta në histori pas Shqipëri-Francë.
Njoftimi është bërë nga faqja zyrtare e Partizanit, që konfirmoi se derbi i kryeqytetit përballë bardhebluve të Tiranës do të luhet në “Air Albania Stadium”, ditën e premte, në orën 19:00.
Partizani vjen si kryesues në këtë sfidë, ndërsa Tirana ka shumë probleme, si brenda fushës së lojës, ashtu dhe në staf teknik, pasi Julian Ahmataj ka qenë kryefjala e medieve sportive ditët e fundit./abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE / JAVA 15
FK PARTIZANI
KF TIRANA
E PREMTE 13 DHJETOR ORA 19:00
“AIR ALBANIA STADIUM”