Kur Paris SG ofroi 200 milionë euro, as nuk ia vunë veshin. Lamine Jamal është një nga ata yje të futbollit që dalin një herë në 30 apo 50 vjet, ndaj nuk ka çmim. Barcelona nuk vonoi aspak, por njoftoi rinovimin e kontratës me adoleshentin që ende nuk ka bërë 18 vjeç, dhe që është që tani kandidat për të fituar Topin e Artë.
Akordi I ri vlen deri në 2031, klauzola e transferimit është fiks sipas traditës ekstravagante në Spanjë, 1 miliardë euro.
E njëjtë si dikur Mesi, Ronaldo apo Nejmar. Edhe pse është ende 17 vjeç, Lamin do të fitojë një mal me para. Sipas mediave iberike, rroga bazë e tij do të jetë 7 milionë euro në sezon, pa llogaritur taksat.
Gjithsesi, rëndësia sportive dhe ekonomike e yllit është kaq e madhe saqë në kontratë do të ketë klauzola që mund ta çojnë pagën nga 15 deri në 20 milionë euo në vit.
Adoleshenti më I famshëm I futbollit botëror është prodhim I Akademisë së Barcelonës, “La Masia”, ashtu si Mesi, Ksavi apo Iniesta.
Ai ka luajtur më shumë se 100 ndeshje për ekipin “blaugrana”, dhe këtë edicion ka 55 paraqitje me 18 gola e 25 asiste, duke ndihmuar ekipin të fitojë La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.
Me kombëtaren ishte yll I madh në fitoren e vjetshme në Kampionatin Europian, duke u shpallur lojtari i ri më i mirë i turneut./abcnews.al


