Ishte një sekret që e dinin të gjithë.
Milani e bëri zyrtare atë që pritej prej ditësh, pikërisht emërimin e Igli Tares në postin e drejtorit sportiv të klubit.
Vetë faqja zyrtare e kuqezinjve, si dhe media të ndryshme italiane dhe europiane dhanë lajmin se shqiptari 52-vjeçar firmosi kontratën që besohet se është trevjeçare.
Po ashtu, informacioni është që rroga e ish-kapitenit të kombëtares shqiptare është 800 000 euro në sezon.
Administratori I deleguar milanist, Xhorxho Furlani deklaroi se Tare është personi I duhur për ringjalljen e ekipit, me kompetencë, vendosmëri dhe vlera të forta, e po ashtu me njohje të thellë të futbollit italian.
Drejtori I ri padyshim që pati një falenderim dhe një premtim.
“Të jesh pjesë e një klubi si Milani është burim I një krenarie dhe përgjegjësie të pamasë. Falenderoj klubin që më besoi këtë rol. Klubi e njeh vendosmërinë time të fuqishme, dhe dëshirën time për suksesin. Do ta vendos gjithë përvojën time në shërbim të këtij klubi të madh, I cili është I vendosur që të kthehet në ballë të futbollit italian dhe europian”.
Sipas mediave italiane, Tare ka nisur menjëherë nga puna në qendrën sportive të Milanelos, me takime me drejtues dhe agjentë lojtarësh.
Pritet që veprimi I parë të jetë afrimi I sulmuesit të Romës, Tami Abraham, I ndjekur nga transferime të tjera.
Natyrisht, ish-drejtori sportiv I Lacios duhet të zgjedhë trajnerin, për të cilin thuhet se do të jetë Vinçenco Italiano I Bolonjës.
Tare ka qenë sulmues I kombëtares shqiptare, pastaj futbollist në Bundesligën gjermane si dhe në Serinë A, në të cilën luajti për Breshën, Bolonjën e Lacion.
Si drejtues, ai ishte një sezon menaxher I ekipit tek Lacio, e më pas drejtori sportiv nga viti 2009 deri në 2023./abcnews.al


