Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame.
Mësohet se Lame ndërroi jetë në Gjermani ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë në zemër nga e cila nuk mund të mbijetojë.
I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame ka qenë drejtues i lart i shtetit shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë Kadastrës dhe Legalizimeve.
Karriera institucionale dhe politike
Artan Lame ka mbajtur një sërë funksionesh të rëndësishme publike:
2000 – Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës
2000-2002 – Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës
2002-2005 – Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit
2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).
2019-2021: Drejtor i Përgjithshëm i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës).
Në veprimtarinë politike, Lame ishte anëtar aktiv i Partisë Socialiste, pjesë e Asamblesë Kombëtare dhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të viteve 2005, 2009 dhe 2013. Ai kontribuoi gjithashtu në hartimin e programit të PS-së në periudhën 2011–2013./abcnews.al

