Enologu Serxhio Prelashi ishte një ndër personalitetet e ftuar në darkën e shtruar për presidentin francez, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Prelashi si një ambasador i verërave shqiptare, dha detaje nga takimi që u zhvillua. Peleshi pati edhe një bisedë të shkurtët me Macron dhe kryeministrin Edi Rama.
“Isha midis një delegacioni francez dhe një delegacioni shqiptar. Unë kam një titull honorifik prej disa ditësh, jam eksportues i vetëm i verës sonë në Francë dhe Europë. Vera jonë po kërkohet, po pëlqehet. Kam marrë titull honorifik si ambasador i verës shqiptare në Europë. Ishte mundësi e madhe që u bë ky samit. Vera duhet të ketë grup kontrolli dhe ekspert kontrollësh në vazhdimësi. Franca na do, po fillon të na dojë. Franca është duke folur shumë për Shqipërinë. Macron tha, në fillim kur refuzova Shqipërinë, isha president i ri. Tregoi që kishte ndryshuar mendim. Isha unë që thosha, ne nuk do zhvillohemi më. Kurse Rama ia tha, që je edhe pak pro serb. Unë kam kuptuar gabimin tim, tha Macron. Fola për politikë, për ligjin e verërave. Përgatita një koleksion. Jam ndeshur në dy evenimente me Macron.
Macron dinte pak historinë e ish udhëheqësit tonë që ka qenë frankofon. Mendohet që politikanët më të arrirë janë frankofonët. Tha në tavolinë që jam unë që po ngulmojë që Shqipëria të jetë pjesë e BE. Macron tha se unë kam kuptuar gabimin tim sepse nuk e kuptoja që vende të vogla na ndihmojnë të rregullojmë gjërat në BE dhe duke qenë një president i ri nuk i kuptoja. Rama tha se që në vitin 1912 nuk ka qenë një president francez të vinte në Shqipëri. Unë kam folur 15 minuta me të dy.”, theksoi ai./abcnews.al


