Trimëria i kushtoi lirinë. Aleati me i ngushte i Sali Berishës, Ilir Meta ka pranuar humbjen, dhe burgun.
“Disa zëra dashamirës, por edhe të tjerë djallëzorë, sugjerojnë si mënyrë për marrjen e mandatit tim parlamentar, dorëheqjen e kandidatëve të Partisë së Lirisë në listën e mbyllur të Qarkut Tiranë. Nuk mund të pranoj asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste që shkon në kundërshtim me kauzat madhore për cilat unë kam luftuar dhe do luftoj gjithmonë.”
Meta nuk e dëgjoi Berishën, kur e vendosi ne liste te mbyllur. Për të treguar forcën mes demokrateve, Presidenti i PL doli ne det te hapur. Pretendoi te ishte deputeti me i votuar ne Tirane, por përfundoi me 8 mijë, shumë larg Tabakut dhe Alimehmetit.
Por ai ka vendosur ta pranoje rezultatin. Ai në këto zgjedhje arriti vetëm një fitore, dhe atë brenda burgut 313, të cilën ia dhanë shokët e qelisë.
Kështu, ai djeg edhe shansin e fundit për t’u liruar. Lënia e mandateve të kandidatëve të tij në listë të mbyllur, Erisa Xhixho e Tedi Blushi, do i jepte mandatin Metës dhe automatikisht lirinë, qoftë dhe për pak kohë.
Por për këtë, fajin sipas Metës, e ka sistemi.
“Dua t’i siguroj të gjithë se Ilir Metaj që nga viti 2008, që kur u bënë ndryshimet e mbrapshta kushtetuese, ka luftuar për përfaqësim vetëm nëpërmjet vullnetit të lirë dhe të hapur të qytetarëve, në mënyrë të vazhdueshme dhe parimore”, shkruan ai.
Por për marrëveshjen e 2008, Ilir Meta akuzonte drejtpërdrejt asokohe kryeministrin Sali Berisha, ndërsa Edi Ramën e cilësonte vetëm një flutur të rënë në merimangën e tij.
Por sot Edi Rama është i lirë dhe në mandatin e katërt si kryeministër, ndërsa Meta ra si flutur në merimangën e krijuar me kohë nga aleatin e tij Sali Berisha, me koalicionin e tij.

