Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëmet e cigareve elektronike/ Mjekët: Lëshojnë lëndë kimike të rrezikshme për mushkërinë

schedule14:22 - 17 Maj, 2025

schedule 14:22 - 17 Maj, 2025

“Vape” ose cigaret elektronike shumë të rinj  i kanë kthyer në modë prej vitesh  dhe  i konsumojnë ndoshta pa ditur dëmin që iu shkaktojnë.

“Pavarësisht se ato nuk prodhojnë atë nikotinën normale që prodhon cigarja e zakonshëm ato lëshojnë lëndë kimike si formaldehidi apo siç është  acidi acetik të cilët dëmtojnë  pjesën e pulmonit  e japin efekte të mëvonshme në shëndetin e tyre”, u shpreh mjekja.

Mjekët ngrenë shqetësimin  se  përdoruesit e tyre do të jenë pacientët e ardhshëm të  pneumologëve.

“Kam pas dhe rastin e një të riu që e përdorte prej tre katër vitesh nargjilen dhe vapet më pas i kishte dhënë efekte të dëmtimit të pulmonit. Ai paraqitet me dispne të theksuar në frymëmarrje, me një kollë të thatë,  që e kishte prej disa kohësh. Megjithëse ishte trajtuar dhe nga mjeku i familjes me antialergjik pak kortizonik  përsëri kolla ishte dominante persistonte.  E nisëm pastaj për ekzaminime të mëtejshme në Qendrën Universiare “Shefqet Ndroqi”, por që dëmtime në pulmon kishte dhënë”.

Dëme  cigaret elektronike shkaktojnë në çdo moshë, por  bluzat e bardha thonë  se më të mëdha ato janë tek më të vegjlit.  Ulja e sasisë së konsumuar sipas mjekëve  nuk e zgjidh problemin.

“Ndryshimet e mushkërive vijojnë deri në moshën 25 madje tek meshkujt deri në 28 vjeç mushkëria është në zhvillim si i gjithë organizmi i njeriut.  Unë mendoj se nuk duhen përdorur nga të gjithë por sidomos tek ata më të vegjlit që mushkëritë I kanë në zhvillim”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!