Historike: Putin dhe Zelensky nisin bisedimet për konfliktin Ukrainë-Rusi

schedule21:53 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 21:53 - 9 Dhjetor, 2019

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhen në Paris për të nisur bisedimet e tyre të para ballë për ballë mbi një konflikt në të cilin kanë vdekur më shumë se 13.000 persona.

Franca dhe Gjermania po ndërmjetësojnë bisedimet.

Liderët do të përpiqen t’i japin fund luftimeve pesë vjet e gjysmë në Ukrainën Lindore midis forcave qeveritare dhe rebelëve separatist të mbështetur nga Rusia.

Takimi vjen pas një shkëmbimi të madh të të burgosurve dhe tërheqjes së ushtrisë së Ukrainës nga tre zona kryesore në vijën e parë.

Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja Gjermane Angela Merkel janë bashkë-pritës të bisedimeve në Pallatin Élysée.

Lëvizjet e fundit ushtarake dhe diplomatike të Zelensky-t kanë për qëllim sigurimin e paqes, por tashmë ka pasur reagime të ashpra midis kundërshtarëve të tij, të cilët kanë paralajmëruar të mos pranojë shumë për Rusinë.

Edhe pse gjasat janë të vogla që takimi zyrtar në Paris të rezultojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje mes Kyivit dhe Moskës, Rusia ka folur për “optimizëm shumë të kujdesshëm” mbi samitin e parë të drejtuesve për më shumë se tre vjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!