Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Samiti, fitorja e dytë e Ramës”, Sotiri: Shqipëria ka marrë rolin e lidershipit në Ballkanin Perëndimor

schedule13:57 - 16 Maj, 2025

schedule 13:57 - 16 Maj, 2025

Juxhina Sotiri, eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare në “News Line” për ABC News tha se me Samitin e Komunitetit Politik Europian, Shqipëria ka marrë rolin e lidershipit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke e cilësuar si një nga politikat ambicioze dhe të guximshme të kryeministrit Rama, ajo shtoi se pas 11 majit kjo është fitorja e dytë e tij.

“Duhet thënë që Shqipëria nuk është vetëm vendi mikrpitës i këtij samiti, por është një zë i fuqishëm dhe mund të themi se në këto momente, pas disa sprovash dhe takimesh të këtyre niveleve mund të themi që Shqipëria ka marrë rolin e lidershipit të vendeve të Ballkanit Perëndimor si një ze i fuqishëm dhe për përfaqësimin e vendeve të tjera. Është një faktor kyç i stabilitetit.

E shikoj edhe si një nga politikat e fuqishme dhe shumë ambicioze, të kryeministrit Rama ose dhe të qeverisë Rama. Dhe do të thoja që pas 11 majit, kjo është edhe një nga fitoret e dyta që merr administrata Rama me ardhjen dhe me përgëzimet e urimet që të gjithë liderët evropianë i kanë dhënë qeverisë së tij”, tha ekspertja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!