Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Europa e re në një botë të re”, Europa vjen në Tiranë/ Liderët e kontinentit, Samit për Ukrainën dhe sigurinë

schedule12:49 - 16 Maj, 2025

schedule 12:49 - 16 Maj, 2025

TIRANË- Tirana u kthye këtë të  premte në kryeqytetin e Europës.  Mbahet  samiti i gjashtë i komunitetit  politik europian, hera e pare ne nje vend joanetar. Kryeministri Edi Rama nuk I kishte lënë asgje rastësisë.

47 kryetarë shtetesh e qeverishë dhe  5 përfaqësues të lartë të institucioneve të Bashkimit Europian I priti  në tapetin e kuq në sheshin “Skëndërbej”.

Moti nuk favorizoi, por Rama e kaloi me batutë.  Shiun sipas tij e sollën  anglezët. Ndërsa një grup vallesh   bëhej gati, I pari që shkeli  në  tapetin e kuq ishte kryeministri holandez.

Pas tij  të gjithë liderët me radhë.  Një takim te përzemërt kryeministri Edi Rama pati me  Sekretarin e Përgjithshëm  të NATO-S Mark Rutte.

Buzqeshja që shoqëronte   Rutte I mungoi   Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç I cili mbërriti para  Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Me te cilen nuk mungoi perqafimi, megjithese nga prishtina zyrtare ende nuk ka mberritur nje urim per fitoren ne zgjedhje.

Miqësore ishte pritja për  Presidenten e Komisionit Europian   Ursula Von der Layen dhe speciale  për  kryeministren Italianel, ose ate qe ai e quan motra e tij e adoptuar, Giorgia Meloni. Ndërsa pritja per Volodymir Zelenski  Presidenti I Ukraninës në luftë, ishte serioz. Lideri I vetem qe prish protokollin zyrtar te kravatave. kthehet për herë të dytë në kryeqytetin shqiptar.

Speciale, ashtu si marredhenia 12 vjecare mes tyre, ishte pritja për vellain Erdogan.  Presidentin e Turqisë ndryshe nga liderët e tjerë  kryeministri Edi Rama e shoqëroi deri pranë  mjediseve ku do të mbahet samiti.

Ai që erdhi I fundit në tapetin e kuq ishte Presidenti  francez Emannuel Macron. Avioni tij presidencial, mberriti ne rinas, pak minuta me heret.  Macron erdhi I fundit e do të ikë I fundit pasi të shtunën për të është organizuar një pritje zyrtare në Tiranë. E dyta brenda tre vjetesh dhe e dyta ne gjithe historine e maredhenieve diplomatike mes parisit dhe tiranes.

Kur u bënë të gjithë bashkë, salla e tob u kthye ne koncertin europian te samitit. Pak minuta, historia e shqiperise. Nga kastrioti, te dhjetori, te 1997. Peripecite dhe pengesat ne rrugne e nje kombi per tju bashkuar nje kontinenti qe I perkiste qe diten e pare.

Por shpejt ne fytyrat e menduara te lidereve te huaj, u kthye buzeqeshja. Më pas një surprizë secilin prej tyre.   Përmes inteligjencës  artificial ishin kthyer në fëmijë dhe  në gjuhën e tyre uronin mirëseardhjen në Shqipëri.

Europa foli shqip. Per here te pare. Ndoshta jo për herë të fundit.

Zhvillimet minutë pas minute:

13:14: Samiti i BE/ Rama e nis me batutë: Shiun në Tiranë e ‘solli’ Starmer, sa herë largoheni nga Europa qani

Kryeministri Edi Rama, e nisi me batutë hapjen e punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Ai theksoi se shiu e solli në Tiranë, kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer.

“Ishe dyshim, por u shndërrua në provë shkencore nga Institucioni i Parashikimit të Motit Evropian, që shiu jo i brendshëm dhe këmbëngulës ishte sjell nga delegacioni britanik dje në mëngjes. Më vjen keq. Sa herë largohuni nga Europa qani.”, tha Rama.

12:50- Liderët europianë dhe kryeministri i Shqipërisë shkrepën foton familjare, në nisje të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

12:40- Shakaja e Ramës me liderët europianë, përshëndetje me inteligjencë artificiale

Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane në nisje të punimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian u surprizuan nga një përshëndetje, e krijuar nga inteligjenca artificiale. Të gjithë liderët flisnin në gjuhën e vendit të tyre, duke shqiptuar fjalët: “Mirë se vini në Shqipëri”.

12:06- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur i fundit në Tiranë, në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Presidenti Macron vjen i fundit dhe pritet të largohet po ashtu i fundit nga Shqipëria.

11:55- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, mbërriti në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet këtë të premte në Tiranë. Merz u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Qëllimi im është të bashkëpunoj me sa më shumë liderë të vendeve evropiane, por edhe me vendet e tjera” – tha Merz, në një prononcim të shkurtër për mediat. Kjo është edhe vizita e tij e parë në Shqipëri që pas zgjedhjes si Kancelar i Gjermanisë.

11:50- Në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, President i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama.

Ora 11:40- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë, në kuadër të takimit për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Ora 11:33 Samiti/ Meloni: Duhet të këmbëngulim për një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë. Gjadri? Jemi në rrugën e duhur

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur në Samitin në Tiranë, “në Shtëpinë e Europës”, ku bëhen bashkë 47 liderë të botës. Meloni dha një intervistë të shkurtër për gazetarët , ndërsa u ndal tek lufta në Ukrainë. Ajo theksoi se duhet të vazhdojë këmbëngulja për arritjen e një armëpushimi të pakushtëzuar. “Duhet të këmbëngulim për një armëpushim të pakushtëzuar dhe për një marrëveshje armëpushimi”, tha ajo.
E pyetur për emigrantët dhe marrëveshjen me Shqipërinë, Meloni ritheksoi se puna vazhdon dhe se sipas saj kjo dëshmon që po shkon në rrugën e duhur.
“Puna po vazhdon dhe kjo tregon edhe shpejtësinë e funksionimit duke dëshmuar se jemi në rrugën e duhur”, shtoi ajo.

Ora 11:28 “Vëlla” Rama pret në gjunjë ‘motrën’ Meloni/ Batuta e kryeministres së Italisë: E bën që të jetë i gjatë sa unë

Në pritjen liderëve që marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama zgjidhi një mënyrë krejt të veçantë për të pritur “motrën” e tij italiane, kryeministren Giorgia Meloni.

Sapo kryeministrja italiane zbriti nga makina, kryeministri Rama u ul në gjunjë si në shenjë respekti dhe që tregon raportin e ngushtë mes dy liderëve. Në këtë moment të veçantë nuk munguan as batuat.

“E bën që të jetë i gjatë sa unë”, tha Giorgia Meloni.

11:26- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka mbërritur në Tiranë. Ajo u prit me dashamirësi të madhe nga kryeministri Rama, i cili tregoi dhe një gjest mirësjelljeje ndaj saj duke larguar çadrën dhe duke u ulur në gjunjë.

 

11:10-Putin nuk është serioz për paqen”, Starmer në Tiranë: Sot është mundësia jonë të tregojmë se jemi të bashkuar

Duke folur në Tiranë, në kuadër të Samitit të komunitetit Europian, kryeministri britanik Keir Starmer u shpreh se Putin nuk është serioz në për paqen, në luftën në Ukrainë. Duke folur për mediat në Tiranë, Starmer tha se sot është mundësia jonë të tregojmë se jemi të bashkuar.

Putin nuk është serioz për paqen. Do të punojmë edhe sot për të qenë të qartë që duhet të ketë një armëpushim. Është provë e qartë se Putin nuk e do paqen. Sot është mundësia jonë të tregojmë se jemi të bashkuar. Zelensky do të jetë sot këtu.” u shpreh Starmer.

11:00- Presidetja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të punimeve të Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Ajo u prit nga kryeministri Rama, në një takim shumë të përzemërt.

Ora 10:50– “Kosova në një linjë me politikat e BE”, Vjosa Osmani: Presim veprime konkrete për anëtarësimin në BE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në mbërritjen në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian foli para gazetarëve për anëtarësimin e Kosovës në BE. Sipas presidentes Osmani politikat e jashtme të Kosovës anë në një linjë me ato të BE-së, prandaj dhe shtetet Europiane marrë shkas nga ky samit duhet të ndërmarrin veprime konkrete për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Vjosa Osmani u ndal shkurtimisht edhe te dialogu Kosovë-Serbi, ku tha se fillimisht BE duhet heqë masat, pasi në jetë mënyrë dëmtohet dhe vetë kredibiliteti i Bashkimit Europian.

“Më me rëndësi se sa bisedimet ME Serbinë, janë ato të Kosovës me Bashkimin Europian. Kosova ka aplikuar për anëtarësimin në BE që para 2 viteve, por për fat të keq akoma nuk kemi një gjë konkrete, për shkak të disa komunikimeve të panevojshme politike që krijohen nga disa shtete anëtare. Meqë ky është Samiti i gjashtë i Komunitetit Ekonomik Europian, ka ardhur koha që përtej fjalëve të bukura për anëtarësim të ketë dhe veprime konkrete, për arsye se ky samit po ashtu mbahet në Ballkanin Perëndimor është shumë me rëndësi që të kemi rezultate konkrete për shtete si Kosova e cila është 100% në linjë të plotë me qëndrimet e Bashkimit Europian për politikën e jashtme. Sa i përket dialogu Kosovë-Serbi duhet të flasim pikë së pari për heqjen e masave nga Bashkimi Europian sepse kjo dëmton vetë kredibilitetin e Bashkimit Europian”, tha Vjosa Osmani.

Ora 10:44- Vuçiç nga Moska në Tiranë, a do e takojë Osmanin? Ja si përgjigjet Presidenti i Serbisë

Nga Moska ku mori pjesë në paradën ushtarake, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u prit në Tiranë nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të Samiti të BE.

Pyetjes së mediave nëse do të ketë një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Vuçiç anashkaloi duke u shprehur se në Tiranë është bukur dhe se ndodhet këtu për të marrë pjesë në Samitin e BE.

Vuçiç tha se në Tiranë ndihej krenar që përfaqësonte qëndrimet dhe interesat e Serbisë si një vend evropian i lirë dhe një partner i përgjegjshëm për të gjithë ata që ndajnë vizionin e një Evrope paqësore, të sigurt dhe të begatë, “shtëpinë tonë të përbashkët”, tha ai.

10:20- “Çdo pjesë e territorit ukrainas duhet të jetë aty”, shefi i NATO: Putin bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët në negociata për paqe

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Ai theksoi se çdo pjesë e territorit ukrainas duhet të mbetet aty, ndërsa komentoi dhe delegacionin që ka dërguar Rusia për negociata e paqes me Ukrainën në Stamboll.

“Çdo pjesë e territorit ukrainas duhet të jetë aty. Putin bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët, në fakt topi është në fushën e tij, në kuptimin që duhet të luajë, në kuptimin që duhet të jetë serioz për të gjetur paqe dhe gjithë trysnia është mbi të. Bëri shumë gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët, është një gjë shumë e mirë që ukrainasit kanë ardhur në tryeze dhe kanë dërguar një delegacion mjaft të pritur për të negociuar paqe. Jam shumë i lumtur me rolin që po luan SHBA dhe rolin që ka marrë presidentin Trump për të zhbllokuar gjithë këtë situatë”, tha ai.

Ora 10:19 Dialogu Kosovë-Serbi, Kallas: Kemi emëruar sekretarin e posaçëm, presim normalizim të marrëdhënievePërfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kalla është pjesë e Samitit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet sot, më 16 maj, në Tiranë. Gjatë një prononcimi për mediat Kallas u pyet për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se është caktuar një sekretar i posaçëm dhe se pritet normalizimi i marrëdhënieve, mes dy vendeve.
Ora 10:18 Samiti në Tiranë/ “Bisedimet në Turqi, një propozim i mirë”, Kallas për luftën në Ukrainë: Rusia nuk do paqe
Kaja Kallas ka mbërritur në Samitin në Tiranë. Ajo u pyet nga gazetarët për situatën e luftën në Ukrainë  si edhe për bisedimet në Turqi.
“Në fakt kemi paketën dhe po mendojnë edhe për paketën tjetër dhe kemi vendosur sanksione për energjinë për Rusinë. Kemi dhe një udhërrëfyes që e kemi propozuar javën e kaluar sa i përket edhe paketës së sanksioneve. Është më rendësi që të shkurtojmë fondet për këtë luftë. Sepse e shohim qartësisht që Rusia nuk do paqe. Sa për bisedimet në Turqi, mendoj që është një gjë shumë e mirë, një propozim shumë i mirë. Ka procedura të tjera, por është edhe si një mesazh që japin amerikanët. Për bisedimet në Turqi kur të kthehem do takohem me kryeministrin dhe është me  e rëndësishme edhe për rajonin që të shohim se si po ecën”, tha ajo.
10:15- Shqipëria në BE në 2030? Kaja Kallas: Po bën progres të shkëlqyer, duhet të bëjmë edhe ne anën tonë
Shefja për politikën e jashtme në BE, Kaja Kallas vlerësoi se Shqipëria po bën progres të shkëlqyer sa i përket anëtarësimit në BE. Duke folur për mediat në Tiranë në kuadër të takimit të Samitit të komunitetit Europian, Kallas tha se i takon edhe BE-së të bëjë hapat e duhur.
“Shqipëria po bën progres të shkëlqyer është në anën tonë të bëjmë edhe ne pjesën tonë. Ju reformat nga ana jonë duhen bërë hapat e duhur. Ka një moment ku të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë.” tha Kallas.10:00: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti fillimisht në tapetin e kuq kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.

 

Lajmi në përditësim…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!