“Një lojë politike të Edi Ramës”. Kështu e ka cilësuar ish-deputeti i PD, Edmond Spaho ftesën publike të kryeministrit për opozitën dhe Lulzim Bashën lidhur me pasojat e tërmetit tragjik.
I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, Spaho theksoi se nuk ka arsye të ketë një ftesë dhe se opozita i ka plotësuar kërkesat e saj me mundësitë që ka.
“Kjo është një lojë politike e Ramës, nuk ka arsye të ketë një ftesë. Opozita i ka plotësuar të gjithë detyrat e saj. Të gjitha strukturat tona kanë qenë në terren, për ta lehtësuar sadopak dhimbjen. Nga ana tjetër ne jemi përfaqësues i zërit të qytetarëve, kemi detyrë të ngremë zërin për atë që nuk plotësohet nga qeveria. Kemi dhënë edhe propozime se si të kapërcehet kjo situatë. Nga pikëpamja financiare që të heqë koncesionet, fare thjeshtë janë 150 mln eurot. Në një fazë apo në një tjetër ka pranuar se qendrimet tona kanë qenë racionale. Do të marrë goditje të madhe në Durrës nëse do e lëmë gjendjen kështu. Duhet të përfundojë vlerësimi i godinave. Sot eksperët thanë ee brenda një jave duhet të kemi dokumentin. Pasi të dish nevojat duhet të kesh burimet”, tha Spaho.
Më tej Spaho deklaroi se tërmeti tregoi se nuk kemi shtet, të cilin demokrati e cilëson si prej kartoni.
“Tërmeti tregoi që nuk kemi shtet, por shtet prej kartoni. Tregoi se nuk kemi emergjenca civile. Po të mos ishin të huajtë, ju siguroj se fatura do ishte më e lartë. Me duar, pa pajisje, pavarësisht vullnetit të madh që kishin. Juve ju kujtohen përmbytjet e Shkodrës, është ngritur e gjithë ushtria. Dhe pastaj u kaluan për një periudhë të shkurtër. Emergjenca duhet të kalojë. Ne nuk kishim materiale. Ku është rezerva e shtetit. Jemi shtet pa organizim dhe e tregoi tërmeti. Çdo gjë bëhet sipas ideve që hedh kryeministri”, tha ai./abcnews.al