Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në konferencë me presidentin e KE: Hapim të gjithë kapitujt këtë vit, mbyllim negociatat brenda 2027

schedule16:50 - 15 Maj, 2025

schedule 16:50 - 15 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama zhvilloi konferencë të përbashkët në Tiranë, me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.

Rama u shpreh se të gjitha kapitujt do të hapen brenda këtij viti dhe negociatat do të mbyllen brenda 2027.

“Mirëmbrëma presidenti i KE, sigurisht që kjo është kënaqësi e veçantë për ne, personalisht është kënaqësi që të ritakohem me presdidentinm, që është mik i dashur dhe shumë i mençur. Shumë faleminderit, ne jemi këtu sot, pasi presidenti ka vizituar të gjithë rajonin, është ndalur në Tiranë, nesër do të jetë i pranishëm në samit. Diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me KE dhe BE, për aspektin e provesit tonë të rrugës drejt anëtarësimit. Sot, Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave, synojmë t’i hapim kapitujt brenda vitit. Plani i përbashkët me KE dhe i mbështetur nga vendet anëtare, të arrijmë t’i mbyllim negociatat në 2027. Është plan shumë ambicioz. “, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!