Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, nuk është paraqitur sot në analizën e humbjes 1-3 përballë Kukësit. Sot ishte programuar që trajneri bardheblu të analizonte humbjen përballë verilindorëve dhe të vazhdonte rregullisht punën e tij, por stërvitja është drejtuar nga Kosta Jani dhe Emanuel Egbo.
Megjithatë, Ahmataj nuk është paraqitur dhe pritet një qëndrim zyrtar i klubit, ndërsa gazetari i ABC News, Vladimir Prenga, raporton se në ambientet e “Skënder Halili”, pritet të vijë presidenti Refik Halili, që do të flasë për gazetarët e pranishëm.
Julian Ahmataj mori drejtimin e klubit të Tiranës dy muaj më parë, pas largimit të Ardian Memës. Ahmataj tha pas ndeshjes me Skënderbeun disa javë më parë se ka paraqitur dorëheqjen, por vazhdoi të drejtojë skuadrën e Tiranës. Humbja 1-3 ndaj Kukësit pritet të vendosë edhe të ardhmen e teknikut 40-vjeçar./abcnews.al