Kërkesa për Krishtlindje e Princeshës Charlotte tregon se ajo është njësoj si Mbretëresha

schedule15:45 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 15:45 - 9 Dhjetor, 2019

Princesha Charlotte dëshiron një kalë të vogël për Krishtlindje dhe është “e fiksuar me kuaj” ashtu si gjyshja e saj .

Por babai i saj Princi William, 37 vjeç, thuhet se nuk ka dëshirë të lejojë që katër vjeçarja të ketë një të tillë, sepse ai mendon se është shumë e vogël.

Një burim tha për revistën Closer se: “Charlotte është  njësoj si  mbretëresha Elizabeth dhe është e fiksuar pas kuajve.

“Ajo ka kërkuar një kalë të vogël, por mund të duhet të presë deri vitin e ardhshëm, sepse William mendon se shumë e vogël.”

Gjithashtu  vëllai më i madh i Charlotte, George, 6 vjeç, ka shumë dëshirë të marrë një raketë të re tenisi dhe tavoline futbolli për Krishtlindje  pasi ai është shumë i dhënë mbas sportit.

George është me të vërtetë i dhënë mbas tenisit dhe ka kërkuar një raketë të re dhe një tryezë futbolli, “tha burimi.

Mbretërsha ka filluar të kalërojë në moshën 6-vjeçare .

Ajo vazhdon të këtë të njëjtin pasion edhe sot dhe ka fituar 7,768,448 mijë paund  nga garat me kuajt e saj gjatë 31 viteve të fundit.

Dhe këtë pasion ia ka trashëguar mesa duket edhe mbesës së saj./abcnews.al