Vora feston, rezultatet ‘fshihen’/ Lami: KQZ ka detyrim ligjor. Investimi për numërim elektronik, nga taksat tona

schedule21:06 - 11 Maj, 2025

schedule 21:06 - 11 Maj, 2025

Analisti Roland Lami, komentoi procesin e numërimit të votave në Vorë, rezultatet e së cilit po mbahen të fshehura nga KQZ. Sipas Lamit, dy partitë kryesore kanë bërë marrëveshje që të mos bëhen publike dhe sipas tij, investimi është nga taksat tona dhe ka detyrim të zbatojë ligjin.

KQZ ka vendosur mos ta bëjnë publike. Dy partitë kryesore kanë bërë marrëveshje që të mos bëhen publike.

Jemi në një situatë ku partitë i bëjnë vetë zgjedhjet, i numërojnë dhe i miratojnë, asnjë instancë nuk është e përfshirë. Për sa kohë kemi një administratë të politizuar, kemi këtë situatë që është. Investimi që është bërë në numërim elektronik është nga taksat tona, është një investim i kripur.

Ka detyrimin të zbatojë ligjin. “ / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!