Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha i besoi një Twitter-i?!” Rezart Kthupi: Lajmet e një gazetari, nuk prodhojnë lajme juridike

schedule21:16 - 8 Maj, 2025

schedule 21:16 - 8 Maj, 2025

Kandidati i “Djathtas 1912”, Rezart Kthupi në emisionin “Real Story” në ABC News u ndal tek lajmi “i bujshëm” i një gazetari që kishte pyetur DASH, nëse kreu i PD mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas statusit të gazetarit, DASH i ka konfirmuar se Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-ve. Megjithatë nuk nëse kjo është diçka e vërtetë, apo thjesht një fake news?

Marrë shkas nga kjo Rezart Kthupi tha se ishte i habitur se si Berisha mund t’i besonte një statusi të një gazetari, i cili sipas tij përveç lajmit në gazetë, nuk prodhon një lajm juridik.

“Diçka që e dallon Berishën, është fakti që është njohësh shumë i mirë i juridiksionit dhe institucioneve. Më habit fakti që i ka besuar. Do e dyshoja shkumë faktin që mbetet vetëm tek një Twitter, (sot X). Nëse unë do e dëgjoja atë Twiterr do thoja se e ka për Vagjushin apo për Tom Doshin. Lajmet e një gazetari, nuk prodhojnë lajme juridike, por mund të jenë lajme shumë të mira vetëm për një gazetë”, tha Rezart Kthupi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!