Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Djali i Luçiano Boçit në spital/ Përplasja në miting, nuk paraqet rrezik për jetën

schedule10:27 - 8 Maj, 2025

schedule 10:27 - 8 Maj, 2025

Djali i deputetit të PD, Luçiano Boçi, vijon të jetë i shtruar në spital, pas përplasjes së mitingun e PD në Elbasan.

Gazetarja Edisona Skënderi raporton se djali i Boçit, ndodhet në gjendje të stabilizuar, por ka hematoma. Deri më tani, familja Boçi nuk ka kryer kallëzim penal.

“Nga ekzaminimet e bëra, rezulton se gjendja shëndetësore shfaqet e stabilizuar dhe nuk ka rrezik për jetën. Ka hematoma të dukshme në pjesën e fytyrës, ka edhe lëndime të lehta në trup. Sa i takon pjesës së hetimeve, na konfirmohet se asnjë nga anëtarët e familjes Boçi nuk kanë ngritur kallëzim penal. Deri më tani, nuk ka nisur ende një hetim”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi.



Paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur pasi njëri nga kandidatët e PD ka takuar personat që ishin me djalin e Boçit, gjë që ka revoltuar këtë të fundit dhe ka degraduar në përplasje fizike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!