Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Autoambulanca përplaset me kamionin në Fier, katër persona të lënduar

schedule16:02 - 7 Maj, 2025

schedule 16:02 - 7 Maj, 2025

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”.

Një kamion është përplasur me një ambulancë dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur katër persona të lënduar dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore.

“Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pacienti, shtetasi G. Z., 38 vjeç dhe personat që shoqëronin pacientin nga spitali psikiatrik Vlorë, për në banesë, shtetasi E. Z., 74 vjeç, banues në Skrapar, babai i pacientit, shtetasi H. B., 54 vjeç, punonjësi i policisë në Komisariatin e Skraparit(SPZ), dhe shtetasi T. M., banues në Çorovodë, infermieri, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, informoi policia.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë, policia, ambulanca dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Ndërkohë është krijuar edhe radhë e gjatë automjetesh si pasojë e bllokimit të trafikut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!