Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria plotëson kërkesën e opozitës/ Do votojnë edhe shqiptarët me dokumenta të skaduara

schedule14:17 - 7 Maj, 2025

schedule 14:17 - 7 Maj, 2025

Shtyhet afati i vlefshmërisë për dokumentet e identitetit që skadojnë deri në 11 maj brenda territorit të Shqipërisë. Ky vendimin u mor nga Këshilli i Ministrave të mërkurën, në mënyrë që asnjë votues shqiptarë të mos privohet  nga e drejta për të zgjedhur të preferuarin e tyre të dielën.

Ministri I Brendshëm Ervin Hoxha, afati I vlefëshmërisë do të jetë deri në datën 31 maj 2025.

 “U miratuan dy akte shumë të rëndësishme për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, të cilave u ka skaduar ose u përfundon ky afat në datë 11 maj 2025, për shtetasit me vendbanim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike dhe pasaporta biometrike që përfundojnë në datën 11 maj 2025 – shtyhet deri në datën 31 maj 2025.”



Me herët, në muajin shkurt, u miratuan Aktet Normative, që kishin të bënin me shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve për shtetasit shqiptarë në diasporë.

Ministria e Brendshme njofton se në bashkëpimin me KQZ, dhe institucione të tjera, janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!