Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pamjet e reja (e të qarta) të dhunës së Nallbatit/ Deputeti demokrat goditi shoferin në sy të policëve

schedule11:07 - 7 Maj, 2025

schedule 11:07 - 7 Maj, 2025

ABC News ka siguruar pamje të reja nga incidenti i ndodhur më 3 maj në Bilisht, ku kandidati i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbat  dhe vëllai i tij, dhunuan një shofer kamioni.

Fillimisht, Nallbati i cilësoi pamjet e publikuara si të pjesshme dhe pretendoi se bëhej fjalë për një sulm politik ndaj tij. Por në videon e siguruar së fundmi, duket qartë se edhe në praninë e policisë, kandidati demokrat ngjitet në shkallët e kamionit për të goditur sërish shoferin përpara se të largohet me automjetin e tij.

Për këtë ngjarje, policia arrestoi vetëm vëllain e tij, Alti Nallbati, ndërsa vetë deputeti nuk u procedua, edhe pse në një konferencë për shtyp pranoi se ishte autor i dhunës, dhe gjithashtu shfaqet qartë në video duke ushtruar agresion fizik.

Të martën, gjykata vendosi të zbusë masën për vëllain e deputetit, duke e lënë atë në “detyrim paraqitje”.

Nuk është hera e parë që Bledjon Nallbati përfshihet në akte dhune. Në vitin 2020, ai u akuzua për përdorim force gjatë proceseve të primareve në Devoll.

Pas vitit 2021, u rreshtua krah Sali Berishës dhe u bë një ndër protagonistët e akteve të dhunshme në Kuvend, përfshirë edhe sulmin fizik ndaj deputetit socialist, Vullnet Sinaj.

Në Shqipëri, duket se statusi i deputetit të mbron nga ndëshkimi, edhe kur ushtron dhunë në rrugë, jo vetëm në parlament. Ndërsa qytetarët mund t’i votojnë, por jo t’u kërkojnë llogari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!