Një ngjarje e rëndë u shënua në fshatin Kus të Tiranës, ku një 45-vjeçar, pasi dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e tyre, qëlloi me kallashnikov ndaj punonjësve të policisë.
Luan Alla duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, u largua në drejtim të një zone të pyllëzuar.
Shërbimet e Policisë u vunë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të 45-vjeçarit.
Ai u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Forest”./abcnews.al


