Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“S’kanë asnjë shans të fitojnë”, Rama: Më 11 maj na duhet fryma e bashkimit e shprehur nga shumica

schedule17:57 - 6 Maj, 2025

schedule 17:57 - 6 Maj, 2025

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama vijoi turin e fushatën në qytetin e Kavajës. Ai theksoi se vota me 11 maj është votë për integrimin e plotë në BE dhe ky moment nuk duhet lënë në plan të dytë.

“Të vrapojmë që të mbyllim negociatat brenda 20 dhe të hyjmë në atë shtëpi dhe ta ulim Shqipërinë si zonjë në atë sallon dhe t’i japim fund historisë shekullore të dorës së dytë, të popullit të trajtuar si populli dorës së dytë, të popullit i përçmuar si popull i dorës së dytë.

Zoti na ka dashur që të jemi në zemër të Evropës, qysh në agimin e kohërave dhe sot akoma jemi të huaj për Evropën dhe këtë mund ta ndryshojmë vetëm vet me kokëfortësi, me karakter dhe me bindjen se identiteti ynë evropian është i patjetërsueshëm.

Kjo do forcë, do bashkim dhe kjo do të shohësh të kaluarën me sytë e të ardhmes dhe jo të shohësh të ardhmes me sytë e bufit të kënetës”, tha ai.

Më tej, Rama tha se opozita nuk ka asnjë shans të fitojë përballë Partisë Socialiste. Ai theksoi se me 16 maj, të gjithë liderët evropian kur të vijnë në Shqipëri duhet të marrin mesazhin se populli shqiptar është me Evropën dhe jo me “Kënetën”.

“Ata demokratë që e kanë kaq probleme fytyrën time, që kanë kaq problem mua, që na kanë kaq problem ne dhe në qoftë se ka një qelizë komunisti që jeton akoma është te truri i vogël i bufit të kënetës, ata mos të shkojnë fare në votim, por jo të shkojnë të hidhen në kënetë. Ne me zor e nxorëm Kavajën nga këneta. Nuk kanë asnjë shans të fitojnë.

Ne nuk na duhet një shumicë aritmetike, por ne na duhet fryma e bashkimit, e shprehur në një shumicë shqiptare, ne na duhet që ata burrat dhe gratë nga gjithë Evropa te sheshi Skënderbej në 16 maj ta marrin shumë të fortë mesazhin e 11 maj, jo ne socialistët, por ne populli shqiptar duhet të bëhemi pjesë dhe anëtarë të bashkësisë së popullit të Evropës.

Këtë duhet të marrin mesazh dhe për këtë duhet të kontribuojnë të gjithë.”, theksoi kryesocialisti Edi Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!