Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesë ditën e sotme në fshatin Lin. ABC News ka mësuar se e moshuara jetonte e vetme ndërsa dyshohet se mund të jetë rrëzuar nga shkallët dhe ka humbur jetën.
Policia është në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat. Trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Pogradecit për të bërë ekspertizën mjeko ligjore./abcnews.al

