Aplikimi i injeksioneve në lëkurë për qëllime estetike nga staf i pa specializuar, gjithnjë e më shumë po kthehet në një shqetësim serioz në vendin tonë. Sipas mjekëve ky fenomen është mjaft i njohur në përditshmërinë e tyre, ku pacientët shfaqen me komplikacione të ndryshme.
“Pacientë të cilët na vijnë dhe ankohen ose për ndërhyrje estetike që janë ndërhyrë në mënyrë jo korrekte. Është problematikë që ne e hasim në përditshmërinë tonë, që vjen si rezultat i procedurave nga personel që nuk ka mbaruar shkollë mjekësore apo që nuk ka trajnime të duhura për të marrë përsipër kryerjen e këtyre procedurave”, ka thënë dermatologia Florida Canaj.
Mjekja dermatologe Florida Canaj tregon gjithashtu rreziqet e parikuperushme që mund të shkaktohen nga deformimet e tipareve, deri në humbje të shikimit.
“Duke qenë se këto procedura kryhen nga persona që nuk kanë njohuritë e duhura të procedurave, apo vendi ku i kryejnë. Problematikat janë nga më të shumtat, injeksione që janë kryer në mënyrë jokorrekte. Në mënyrë jouniforme që estetikisht dalin të shëmtuara. Këto janë komplikacionet më të lehta që ne hasim në përditshmëri, duke përmendur komplikacionet madhore, të cilat mund të jenë reaksionet alergjike, siç është nekroza apo zona ishemike apo verbim të humbjes së shikimit”, tha ajo.
Komplikacionet sipas mjekes Canaj është e rëndësishme që të trajtohen nga specialistët, duke theksuar shmangien e vetëmjekimit në farmaci.
“Ai person që ka kryer procedurën jo të mirë edhe trajtimin mund ta drejtoj jo korrekte, dhe mund të drejtohet tek farmaci për të marr trajtim jo korrektë. Gjithmonë pacientët duhet të drejtohen tek specialistët, të pyetet për specialistët”, u shpreh ajo.
Të rinjtë e moshës 20 deri në 45 vjeç, janë më të interesuar sipas specialistëve për të kryer këto ndërhyrje, si fryrja e buzëve, mollëzave, apo aplikimi i botoksit, etj. Ndaj mjekët bëjnë thirrje që të tregohet kujdes në marrjen e këtij shërbimi nga mjekët specialist.
/abcnews.al/


