Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha prezanton kandidatët, kreu i PD-së takim elektoral në Librazhd

schedule11:17 - 1 Maj, 2025

schedule 11:17 - 1 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral në Librazhd. Gjatë këtij takimi Berisha ka bërë edhe prezantimin e kandidatëve.

Në fjalën e tij, theksoi se me programin e PD, në 100 ditët e para do të nxjerrë shqiptarët nga varfër.

“Ne i japim një goditje përfundimtare, mjerimit dhe varfërisë ekstreme. Me programin tona Aleanca Për Shqipërinë Madhështore, do t’i japë biznesit një frymëmarrje të re, të fuqishme. Biznesi i vogël do të paguajë energji me 6 lekë nga 18 që e paguan sot…”, tha Berisha.

Më tej shtoi se vëmendje do të marrin edhe fermerët, të cilët sipas kreut të PD janë lënë në harresë nga qeveria.

“Ditët e para të qeverisjes do të pesëfishohen, investimet, fondet subvencionet për ju. Sot qeveria ka lënë për ju 32 milionë euro edhe pse jepni 20 % të prodhimit dhe punësoni rreth 500 mijë shqiptarë. TVSH do të jetë simetrike, njësoj në shitje dhe blerje”, tha Berisha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!