Skuadra e Arsenalit është ende pa trajner. Drejtori sportiv i “Topçinjve”, Edu, ka piketuar legjendën franceze të klubit, Patrick Vieira, për të marrë timonin e skuadrës.
Vieira aktualisht është trajner i ekipit të Ligue 1, Nice, dhe po kalon një sezon negativ në kampionatin francez. Skuadra e tij aktualisht është e 13-ta në tabelë, me shtatë fitore dhe tetë humbje.
Francezi i ka shkelur syrin Arsenalit dhe pak kohë më parë, ku u shpreh: “Ju e dini, një klub në të cilin keni kaluar nëntë vite, është e vështirë të mos rikthehesh”.
Vieira nuk është i vetmi ish-lojtar që ka qenë i lidhur me kalimin tek Arsenali. Mikel Arteta është një tjetër alternativë për stolin e “Topçinjve”. Megjithatë, drejtori Edu preferon që Patrick Vieira të marrë drejtimin e skuadrës./abcnews.al