“Zvarritjet e Kurtit, të panevojshme”/ Nurellari: Mundësitë për bashkëpunim PDK-LVV janë minimale

schedule17:16 - 30 Prill, 2025

schedule 17:16 - 30 Prill, 2025

Analisti politik Adri Nurellari thotë se mundësitë për bashkëpunim PDK-LVV janë minimale.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Nurellari u shpreh se zvarritje e Albin Kurtit për zgjedhjen e kreut të Kuvendit të Kosovës, janë të panevojshme.

“Është zvarritje e paarsyeshme, është përgjegjësi e Vetëvendosjes. Ata kanë të drejtën për të propozuar kryetaren e Kuvendit. Kokëfortësia për të njëjtin kandidat, është manifestimi në mënyrë arrogante e partisë së zotit Kurti. Zoti Kurti po merr një shuplakë. Mungesa e gatishmërisë së zotit Kurti për kompromis, është tipar i çimentuar. Ka të bëjë në raste të tjera edhe në marrëdhëniet me aleatët, gjyqësorin, mediat. Nuk e dërgon dot vendin në zgjedhje, nuk ka 2/3 për ta çuar vendin në zgjedhje. Kemi mospërputhje të mënyrës sesi shikohet shteti. Mundësitë për bashkëpunim PDK-LVV janë minimale”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!